Pra Bid ndenji 1 muaj inaktiv në Instagram. Jo vetëm duke mos postuar, por edhe duke limituar shumë hyrjet në app dhe duke mos ndërvepruar me profilet e tjerë që ndjek. Gjatë gjithë muajit prill 2021 bëmë vetëm një story në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri më 25 prill dhe në fund të muajit një postim të vetëm. Rezultatet në fakt janë ndryshe nga çfarë supozohet të ndodhë. Nëse nuk je aktiv, besohet se algoritmi i Instagram “të harron” dhe nuk të jep prioritet. Por çfarë ndodhi?
Si ndikoi kjo mungesë 1 mujore në Instagram? Sa ranë ndjekësit, dhe mbi të gjitha si ishte reach pas kësaj periudhe?
Së pari gjatë 1 muaji faqja humbi rreth 120 ndjekës, ose rreth 1% të totalit. Mesatarisht 4 unfollow në ditë janë normale, pasi kryesisht janë ata që ndjekin taktikën follow4follow. Por ndërkohë që nuk u pa ndonjë rënie ndjekësish, nga ana tjetër është e kuptueshme që u ul dukshëm numri i ndjekësve të rinj, për shkak të uljes së aktivitetit të faqes.
Së dyti, ndodhi që story rreth zgjedhjeve mori rreth 3500 impressions, pra rreth 30% të ndjekësve. Një ndër shifrat më të larta që Bid ka marrë ndonjë herë në story, duke konsideruar mesataren rreth 2000-2500. Por ok, mund të thoni që në atë story ishte një sondazh rreth zgjedhjeve dhe prandaj pati shumë votime e ndërveprim. Ok, ndoshta është e vërtetë. Gjithsesi vërtetohet fakti që story-t me sondazhe tërheqin shumë.
Së treti, kalojmë tek postimi. Në këtë postim ju ftuam të na ndihmoni duke bërë like pa arsye, thjesht për të na ndihmuar të kuptojmë algoritmin e Instagramit. Dhe rezultati ishte më i mirë seç e prisnim. Reach për 24 orë arriti mbi mesataren e reach të faqes për post, në mbi 7000, apo mbi 70% të numrit të ndjekësve. Shpesh kur faqet postojnë çdo ditë apo dy herë në ditë, ndodh që reach të mos kalojë dot 20% të ndjekësve. Sepse Instagram ta jep çdo herë mundësinë të shfaqesh tek disa prej ndjekëse të tu, por do të limitojë shfaqjen tek pjesa tjetër e ndjekësve, nëse ata që e kanë parë në fillim nuk ndërveprojnë me postimin, duke bërë: like, share, koment, save apo mesazhe direkte.
Prandaj si përfundim, mund të themi se mungesa e postimeve të shpeshta nuk ndikon në algoritëm aq sa mendohet dhe çdo faqe duhet të fokusohet më tepër tek kontenti cilësor, sesa thjesht të postojë diçka për të mbushur feed-in.