Pyetja Nr.1 që na drejtoni me mesazhe çdo ditë dhe me distancë të madhe nga vendi i dytë, është: Çfarë biznesi mund të hap? Të gjithë duam ide biznesi.
Kaloni tek kjo faqe për të shkuar tek libri.
Duke punuar me sipërmarrje të reja që duan të nisin rrugës e suksesit, kemi vënë re se problemet më të mëdha fillojnë në momentin e gjenerimit të ideve. Një ide e gabuar të çon në rrugë të gabuar. Një ide e mirë e planifikuar keq, të çon përsëri në rrugë të gabuar. Prandaj është i rëndësishëm qartësimi në momentin e gjenerimit të ideve të biznesit.
Por ka edhe ndryshe. Kur ke shumë dëshirë të nisësh një biznes, por nuk të vjen që nuk të vjen ajo ide që të mbush mendjen. Po kur ke ide të mirë por nuk arrin të gjesh mënyrën e financimit? Po kur pikërisht për shkak se për momentin nuk ke mundësi financiare, nuk arrin të gjesh as idenë për të filluar?
Të gjithë këto janë pengesa që nuk të lejojnë të fillosh dhe të nisësh rrugën e suksesit në biznes. Fillimi i mbarë është gjysma e punës.
Në librin (ebook) Çliro idetë e biznesit, japim metodën më të mirë që çdo kush mund të përdorë për të arritur tek idetë e biznesit. Kemi vendosur që t’ju ndihmojmë të gjithëve që nuk mund t’ju shkruajmë gjatë në mesazhe dhe emaile. Kështu që tani keni mundësinë të merrni të plotë atë që ne dimë rreth kërkimit dhe gjetjes së ideve më të mira të biznesit, posaçërisht për ju.
Më poshtë gjeni faqen e librit.