Sukses është përparimi i vazhdueshëm drejt gjërave që kanë vlerë për ty.
Sukses është një mësuese shkolle që jep mësim sepse kjo është gjëja që dëshiron më shumë të bëjë.
Sukses është një sipërmarrës që krijon një biznes nga hiçi sepse ashtu e ka ëndërruar.
Sukses është një menaxher shitjesh që dëshiron të bëhet më i miri në kompaninë ku punon dhe ja del, pavarësisht shumë vështirësive.
Sukses është dikush që bën vazhdimisht bamirësi sepse ndihma ndaj të tjerëve është gjëja që e lumturon vërtet.
Sukses është të bësh një jetë të mirë pa u ndikuar nga nevoja për t’u dukur ndryshe nga ç’je. Sepse e kupton që nuk jeton për të tjerët.
Sukses është kushdo që ka ide të qartë çfarë është e rëndësishme dhe me vlerë për të dhe zgjedh lirisht të bëjë pikërisht atë gjë.
Gjysma e suksesit është t’i përgjigjesh kësaj pyetje: Çfarë është sukses për ty?
2 Komente. Leave new
Sukses per mua eshte ajo qe ti ofron te kete vlere per klientin. Cdogje tjeter eshte strategji.
E vërtetë për çdo biznes që synon jetëgjatësi! Vlera që klienti merr, përkthehet në rritje të asaj çfarë kompania vlen.