Kujdesi ndaj Klientit

Një klient i kënaqur është strategjia më e mirë e biznesit.

Kujdesi ndaj Klientit


 

Klienti është mbret. Besojmë se e keni dëgjuar këtë frazë. Mesiguri ju ka ndodhur që për shkak të situatave të ndryshme me klientë, të mendoni se jo të gjithë klientët e meritojnë të quhen mbretër. Shpesh mund t’ju trajtojnë keq, të mos zbatojnë rregullat në biznesin tuaj, të mos ju paguajnë dhe të shpifin për ju. Por, sigurisht ka një por. Klientët ju duhen. Biznesi juaj nuk është për ju, por për ata. Ju duhet të nxirrni fitim, por janë ata që duhet të marrin vlerë nga biznesi juaj. Nëse klientët sillen keq, gjejeni përgjegjësinë tek vetja dhe mundohuni të zgjidhni çështjen me çdo klient.

Arsyeja kryesore pse ka rëndësi menaxhimi i kujdesit të klientit është sepse është provuar në qindra studime se klientët e pakënaqur flasin për ju më shumë se klientët e pakënaqur. Një klient i pakënaqur i tregon eksperiencën negative tek biznesi juaj të gjithë të afërmve dhe kjo është diçka që nuk duhet ta lejoni në asnjë mënyrë. Ju duhet të siguroheni që asnjë fjalë negative të mos dalë për kompaninë tuaj.

Bid mund t’ju ndihmojë të arrini standardet më të mira të kujdesit të klientëve dhe shërbimin më cilësor që ata të mbesin të kënaqur me biznesin tuaj. Eksperienca jonë na bën të dallojmë dhe të mendojmë detaje me sytë e klientëve dhe me paragjykimin e tyre.

Partnerë në sukses!


1

Bashkëpunime
1

Projekte
1

Zgjidhje

Artikuj të Kujdesi ndaj Klientit


Cilët klientë duhet të vlerësosh?

Shpesh herë shohim që bizneset bëjnë oferta për të fituar klientë të rinj. Si shembull, mund të jenë paketat preferenciale të telefonisë apo internetit që kompanitë ofrojnë për klientët që vijnë nga konkurentët. Por ka qindra raste të ngjashme. Sa e drejtë është kjo gjë në sytë e një klienti që ka 10 vite apo më shumë me kompaninë tënde, por nuk i merr dot mundësi të tilla?

Gati për të dërguar biznesin tuaj në një tjetër nivel?

Menu