Menaxhim Shpenzimesh
ULJA E KOSTOVE
Gjatë përvojës në konsulencë, në Bid, kemi vënë re se kompanitë shpenzojnë shumë më tepër për shkak të gabimeve në menaxhimin e kostove. Këtu kemi parasysh kostot operative, kostot logjistike, të transportit, të energjisë, të punonjësve, të marketingut, të shitjeve, të shpenzimeve fikse, etj. Bid ka arritur në projekte të tilla të kursejë deri në 30% të shpenzimeve vjetore të kompanive që ka bashkëpunuar, pa ndryshuar asgjë në funksionimin e tyre. Kjo quhet efiçencë.
PROKURIME
Me një përvojë të gjatë në sektorin e blerjeve, Bid do t’ju ndihmojë të ulni koston e blerjes së produkteve që përdorni si lëndë të parë, lëndë ndihmëse apo materiale konsumi në biznesin tuaj. Do t’ju tregojmë mënyrën e duhur të negociimit me funritorët, arritjen e marrëveshjeve më të mira dhe gjetjen e produkteve alternative në mënyrë që të kurseni para, që në fund të vitit mbetet fitim në xhepin tuaj.