Historia jonë
Bid është një kompani e specializuar në konsulencë biznesi, themeluar në vitin 2011 me emrin Bota e Menaxhimit. Shumë shpejt u kthye në një prej mbështetësve më të fortë të bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri e Kosovë.
Nëpërmjet website-it menaxhim.com, kemi publikuar artikuj rreth çështjeve më të rëndësishme të marketingut, shitjeve, burimeve njerëzore, financave, etj. Mbi 300.000 vizitorë kanë përfituar nga këshillat që japim vazhdimisht në këtë faqe.
Që në nisje, vizioni jonë ka qenë të ofrojmë konsulencë edhe falas, edhe me pagesë. Blogu, rrjetet sociale, videot, podcastet, janë mjete që çdokush mund t’i përdorë për të shtuar njohuritë rreth biznesit dhe të përmirësojë performancën pa paguar asgjë. Ndërsa ofrojmë sigurisht edhe konsulencë të dedikuar me pagesë, për ata që duan të çojnë biznesin në nivel tjetër.
Prej 2019, Bota e Menaxhimit u ribrandua në Bid, për një emër më të shkurtër, që mbahet mend lehtë dhe që nuk të kufizon në ofrimin e akoma më shumë produkteve dhe shërbimeve të reja.