Ndodh që ndër bizneset që na kontaktojnë dhe kërkojnë ndihmë të zgjidhin diçka në kompaninë e tyre, në gati 50% të rasteve shohim që ata po mundohen të zgjidhin problemin e gabuar.
Plan Biznesi
Plani i biznesit është një dokument bazë për çdo biznes të ri dhe jo vetëm. Qëllimi i një plani biznesi është për të patur një hartë të asaj që biznesi do të realizojë, mënyrën e arritjes së objektivave, investimet, burimet që do të përdorë, të ardhurat dhe shpenzimet e parashikuara.
Gjithashtu një plan biznesi është një dokument shumë i rëndësishëm që bankat marrin parasysh për të dhënë kredi për kompaninë tuaj apo për këdo individ që kërkon të investojë në biznesin tuaj.
Për të bërë një plan të mirë biznesi, Bid kryen të gjithë studimin e nevojshëm të tregut, analizon të dhënat dhe propozon për ju pikat kyçe të planit të biznesit. Ne ju propozojmë një projeksion të qartë të ecurisë afatshkurtër, afatmesme, si edhe të vizionit afatgjatë për kompaninë. Ajo çfarë është më e rëndësishmja për ju është të parashikoni sa para do të fitoni çdo vit, si edhe rrugën që duhet ndjekur për të realizuar planin. Një ndër elementët më të rëndësishëm të planit të biznesit, është plani i marketingut, të cilin Bid e realizon për ju edhe si projekt të veçantë.