Kemi vendosur të hapim një grup në Telegram, ku secili anëtar i komunitetit Bid të ketë mundësi të njihet, të diskutojë dhe të ndihmojë njëri-tjetrin. Të gjitha këto, pa patur nevojë të ndajmë nr. personal të celularit, që secili mund të zgjedhë ta fshehë nëpërmjet aplikacionit.
Mund të bëheni pjesë e grupit duke ndjekur këtë link:
https://t.me/joinchat/u-xbnvggsDEzYTM8
Rregullorja e grupit:
- Tregoni respekt për çdo anëtar të grupit.
- Grupi ka fokus diskutimin për tema biznesi, por edhe tema të tjera me interrs të gjerë, pranohen.
- Ofendimet direkte apo indirekte nuk lejohen.
- Nuk lejohet spam dhe reklama që nuk kanë lidhje me diskutimin.
- Linqe dhe materiale që i vijnë në ndihnë anëtarëve, inkurajohen.
- Nuk lejohet postimi i materialeve me përmbajtje violence apo adult.
- Mos shkruani me ALL CAPS.
- Nëse dikush hap një temë, mos hap temë tjetër njëkohësisht. Prit të mbarojë e para.
- Mos e ndërprit pa shkak një diskutim që je pjesë.
- Nëse jeni një anëtar aktiv, mund të kërkoni tek bidchat që të bëheni admin i grupit.
- Thyerja e përsëritur e rregullave, sjell përjashtim nga grupi.
Chat të mbarë!