Giveaway-t në fillim kanë qenë një mënyrë që faqet e Instagram zbuluan për të shpërblyer ndjekësit ekzistues me ndonjë dhuratë dhe gradualisht kuptuan që mund ta përdornin këtë lojë për të rritur numrin e tyre.
Për të marrë pjesë në lojë përveçse duhet të ndjekësh vetë faqen, duhet t’i mbushësh mendjen edhe disa personave të tjerë të bëjnë follow. Sepse nëse ty të bie shorti dhe ata s’kanë bërë faqen follow, ike, u skualifikove. Mesa duket metoda funksionoi dhe u përhap shumë.
Edhe pse fokusi gjithmonë ka qenë për të rritur ndjekësit dhe jo për të dhuruar diçka që realisht e ndjen, tani gjërat janë bërë shumë më rëndë. Giveaway-t nuk po përdoren për të fituar vetëm ndjekës, por për të fituar edhe lekë.
E keni vënë re besoj trendin e fundit të giveaway-ve që për të marrë pjesë në lojë, nuk mjafton që ti dhe disa nga miqtë e tu të ndiqni faqen që e organizon, por duhet që të gjithë ju të ndiqni edhe të gjithë faqet që organizuesi ndjek! Që mundësisht janë mbi 30 copë!
Shumat e premtuar në këto lojëra si rregull janë të mëdha, themi 10.000 euro vendi i parë, 5.000 euro i dyti, 2.000 euro i treti. Shpërblime që bindin me thjeshtësi njerëzit që të marrin pjesë. Por mënyra se si kjo funksionon është që organizuesi merr nga çdo faqe që ndjek themi 1.000 euro (duke i premtuar që për shkak të giveaway-t do fitojnë deri 30 mijë ndjekës të rinj) dhe në këtë mënyrë organizuesi merr të ardhura prej 30.000 euro. Shpërblimet që do u jepen fituesve thamë që jane 17.000 euro dhe ja pra se si mund të fitohen 13.000 euro nga një giveaway.
Biznes i zgjuar nga organizuesi, por jo edhe aq nga faqet e tjera që investojnë në këtë skemë. Sa të vlefshëm janë ato 30.000 ndjekës? Sa prej tyre janë realisht klientë potencial? Sa prej tyre do të bëjnë unfollow të nesërmen?
1 Koment. Leave new
E vetmja gje pozitive qe shoh ne kete gje jane numrat e followed dhe shpresojme qe te mos na bejne unfollow